Ylli i Barcelona’s ban aksident me kerr. A ka me luejt sonte?

Barcelona ka marrë nji lajm të keq para ndeshjes me Real Sociedadin, mbasi sulmuesi i saj, Neymar asht aksidentue me Ferrarin e tij.

TV3 njofton se, Neymar ka qenë tue shkue në qendrën stërvitore të Barcelonës, ku mandej kishte me udhëtue për në Sociedad.

Megjithatë, lajmet e fundit bajnë me dije se ai nuk ka pësue lëndime dhe asht pjesë e ekipit që ka udhëtue në Sociedad. Pra, ai pritet me luejt sonte për Barcelona’n.