Ylli i Barcelona’s përshendetet: Ka qenë nder i madh

Mbrojtësi i ekipit të Barcelona’s, Dani Alves e ka publikue mesazhin e tij lamtumirës mbas konfirmimit se ai ka me u largue nga Spanja.

Asht raportue se ekipi i Juventus’it ka arritë marrëveshje me lojtarin në fjalë, teksa në anën tjetër edhe klubi Blaugranas e ka falenderue ate për 8 vitet e tij.

“Që nga dita e parë nën urdhnat e Pep Guardiola’s deri në fund të sezonit kam pasë fatin me luejtë dhe me shijue futbollin në mënyrë pasionante. Shumë golla, shumë festime dhe shumë gëzim në formë të titujve. Jam nji lojtar plotësisht i nderuem, mbasiqë kam pasë mundësi që me veshë fanellën e ekipit ma të mirë në botë për këtë dekadë”, ka shkrue Dani Alves.