Ylli i Barcelona’s pothuejse ka kalue në Juventus

Ditë të nxehta në drejtimin Torino-Barcelona. Juventusi ka nji javë kohë për me mbyllë marrëveshjen që me e transferue Dani Alves’in, te kampionët e Italisë.

Të Diellen e 5 Qershorit skadon klauzola që mbrojtësi brazilian ka firmosë në kontratën e re me Barcelona’n, dhe që nga kjo datë, Dani Alves mundet me u largue si nji futbollist i lirë.

Gjasat që 33-vjecari me u transferue në Juventus, janë të mëdha, kjo edhe për faktin se, drejtuesit e Juves e kanë arritë tashma marrëveshjen me futbollistin.

Dani Alves pritet me nënshkrue nji kontratë 2-vjecare me Zojën e Vjetër, nga e cila ka me përfitue 7 milionë Euro në total.