Ylli i Dortmund: Largohem veç për këtë ekip

Pierre-Emerick Aubameyang nuk e ka mshefë në asnji moment se andrra e tij asht që me luejtë te Real Madrid.

Sulmuesi nga Gaboni, autor i 40 gollave sezonin e kaluem me fanellën e Borussia Dortmund, e ka konfirmue këtë në nji intervistë të dhanë për televizionin gjerman “ZDF”.

“I vetmi ekip që mundet me më largue nga Borussia e Dortmundit asht Real Madrid. Por, ky nuk asht momenti i duhun për këtë lëvizje”, ishte deklarata e Aubameyang për “ZDF”.