Ylli i ekipit brazilian i mbijeton shembjen e aeroplanit, qe çka thotë (video)

 

Lojtari i parë që ka marrë trajtim në spital mbas shembjes së aeroplanit ku gjendeshin lojtarët e ekipit brazilian Chapecoens, asht qendërmbrojtësi Alan Ruschel.

27 vjeçari faktikisht asht i huazuem te ky ekip nga Internacional.

Simbas raporteve, Ruschel arriti në spital me vetëdije dhe i aftë për me folë. Thuhet se ai kishte pësue disa thyemje të eshtnave, gjithashtu kishte pësue edhe traumë.

Simbas mediumeve lokale, kur Ruschel arriti në spital ai pati veç nji mendim në krye: familjen e tij.

Futbollisti kërkoi nga dikush që të kujdeset për unazën e martesës, derisa pyetjet e tij nuk kishin të banin vetëm për shnetën e tij, por edhe për familjen.

Grueja e tij, Alissen Ruschel, ka reague në rrjete sociale mbas rrximit të aeroplanit, tue ju falenderue Zotit që burri i saj ishte gjallë.