Ylli i Francës rrezikon pjesëmarrjen në Euro 2016

Raphael Varane pritet me mungue në finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Atletico Madrid, mbasi ekipi konfirmoi se lojtari vuen nga nji lëndim në kofshë, dhe media të ndryshme shkruejnë se ai asht gjithashtu në dyshim për Francën në Europianin që zhvillon në shtëpi. Varanë iu nënshtrue ekzaminimeve mjekësore që zbuluen nji lëndim të shkallës së dytë në muskujt e kofshës së majtë.

Për shërimin e tij nuk asht dhanë nji afat i saktë, por qendërmbrojtësi pritet me mungue në finalen e Champions mes Real’it dhe Atletic’os të Shtunen e ardhshme. Lëndimi gjithashtu, hedh hije dyshimi mbi faktin nëse Varane ka me qenë i gatshëm për Francën në Euro 2016, që fillon me ndeshjen e Francës kundër Rumanisë me 10 Qershor.