Ylli i Kosovës e la pa fjalë Terimin, çka i tha mbas ndeshjes?

Kosova ka humbë me rezultat 2-0 ndaj Turqisë, mirëpo ka ba nji lojë tejet të bukur.

E futbollisti ma i mirë në fushë për Kosovën, padyshim që ishte mesfushori Herolind Shala.

Djaloshi nga Drenasi nuk u ndal në asnji moment tue vrapue, tue kontrollue lojën, ndërpreu akcione të shumta, por edhe organizoi disa të tillë.

Paraqitja e tij e mrekullueshme ndaj Turqisë, padyshim që ra në sytë e trajnerit Fatih Terim.

‘Imperatori’, mbas ndeshjes ka shkue te zhveshtorja e Kosovës dhe e ka nxjerrë jashtë futbollistin kosovar për me përshëndetë atë dhe për me përgëzue për paraqitjen fantastike.

“Ishe ma i miri në fushë sonte nga të dyja ekipet. Ke shkëlqye në mesfushë. Të kam përcjellë edhe në kampionatin turk me Kasimpasan dhe më pëlqen shumë si futbollist. Vazhdo kështu se ke me arritë shumë në karrierë”, i tha Terim yllit kosovar Herolind Shalës./Telegrafi