Ylli i Kosovës i bundun në fitore

Ylli i Kosovës, Bersant Celina asht shprehë optimist para ndeshjes së sotme që kombëtarja e Kosovës ka me zhvillue kundër Ishujve Faroe.

Ndeshja zhvillohet në orën 20:00, tue qenë ndeshja e parë zyrtare e Kosovës, mbas pranimit me të drejta të plota në FIFA, transmeton Rrokum.TV.

Talenti i madh, Celina ka thanë:

“Asht nji ndeshje e vështirë, sepse kundërshtarin nuk e njohim edhe aq. Ma shumë kemi mësue tue i pa videot e tyne. Na kemi nji grup të mirë dhe kemi me luejtë për fitore”.