Ylli i Leicester don me kalue në Arsenal

Sulmuesi francez i Arsenal, Olivier Giroud thotë se Jamie Vardy dëshiron me ju bashkue Arsenal’it gjatë verës nga Leicester City.

Tashma asht kuptue që Arsenal kanë pague shumën e kërkueme nga Leicester për lojtarin, ndërsa zyrtarizimi pritet me u ba ndoshta edhe sot.

“Më kanë kallxue që Vardy dëshiron u bashkue me neve dhe ky asht nji lajm i mirë për neve. Na kemi me u kompletue me ate”, u shpreh francezi.