Ylli i NBA kërcënohet me vdekje nga mbështetësit e Erdogan

Qendra e Oklahoma City Thunder, Enes Kanter asht tue u kërcënue me vdekje mbasi shquhet si mbështetës i lëvizjes Hizmet, kundërshtar i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Basketbollisti i njohun Enes Kanter asht kërcënue me vdekje në rrjetet sociale mbas përpjekjes së dështueme për grusht shtet kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Qendra e Oklahoma City Thunder, i cili njihet si mbështetës i lëvizjes Hizmet, përkatësisht kundërshtare e presidentit turk, asht “bombardue” me mesazhe kërcënuese në llogarinë personale të Twitterit.

“Kemi me të vra”, “Kemi me vdekë së shpejti”, janë disa prej mesazheve kërcënuese ndaj basketbollistit.

eeee-1