Ylli i PSG kërkon largimin, ekipet tjera mobilizohen për të

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura ka shokue të gjithë tue thanë se mesfushori Marco Verratti nuk asht i lumtun dhe po projekton largimin nga ekipi.

Trajneri 68-vjeçar ka theksue se Verratti asht mërzitë për shkak se nuk preferon pozicionin me të cilin luen në kryeqytetin francez, shkruen ‘Goal’.

“Në Paris, Verratti asht tue luejt në nji pozicion jo të preferuem. Ai luen menjiherë mbas sulmuesve, nji pozicion jo i preferuem i tij, mbasi ai asht nji organizator. Asht turp për Verrattin, mbasi nji lojtar fantastik si ai kërkon largimin”, u shpreh Ventura.