Ylli i Shqipnisë, probleme me trajnerin, largohet nga ky ekip

kace.jpg

Ergys Kaçe nuk po gjen qetësi në karrierën e tij, mbasi tashma nuk ka me qenë ma nji lojtar i Viktoria Plzen në Çeki.

Mesfushori kuqezi ka prishë marrëveshjen e huazimit nga PAOK për shkak të marrëdhanieve jo të mira me trajnerin çek, Adolf Sandek.

Kaçe pritet me u kthye te ekipi grek, por situata e tij asht e paqartë, për shkak se edhe PAOK nuk e preferon në ekip, të paktën mbas vendimit për me huazue te Plzen në verë.