Yllit kroat i vdes baba derisa po e kqyrte tue luejtë

Dario Srna, mes ditës dhe natës mbrenda nji sekonde. Nga gëzimi për debutimin me fitore në Europianin e Francës, mbasi mposhtën 1-0 Turqinë ditën e djeshme, gjendja emocionale kaloi në trishtim papritun. Mësoi se baba ishte nda nga jeta.

Kroacia “qan” kështu për largimin nga jeta të babes së kapitenit të ekipit, i cili në moshën 75-vjeçare ishte i shtrimë në shpinë e tij i sëmurë prej kohësh, por kishte ende fuqi për diçka: me pa djalin nga televizori teksa luente ndaj turqve dhe triumfonte.

Mbrojtësi kroat i Shakhtar Donetsk, i cili luejti gjatë tanë 90-minutëshit, u njoftue menjiherë mbas fundit të takimit për humbjen e babes, i cili vuente prej vitesh nga nji sëmundje e randë.