Zavendëstrajneri i Rumanisë vnon bast për ndeshjen me Shqipninë

Zavendëstrajneri i Rumanisë, Viorel Moldovan ka sfidue gazetarët me nji bast për ndeshjen me Shqipninë.

Në bashkëbisedimin me gazetarët në prag të ndeshjes, i shoqnuem nga ish futbollisti i kombëtares rumune Kozmin Kontra, ai shprehu bindjen se Rumania ka me fitue sonte.

“Kemi me fitue 3-1, keni me pa. Nëse vnoni bast, vnoni që me fitue 3-1”, u shpreh ai.

Mbas Europianit Moldovan, ka me marrë drejtimin e francezëve të Auxerre.