Zaza e ka marrë afër zemrës penalltinë e humbun

Simone Zaza, sulmuesi i Italisë, e ka pranue se nuk ka me harrue asnjiherë në jetë humbjen e penalltisë në ndeshjen ndaj Gjermanisë.

Italia u eliminue nga Euro 2016 mbasi humbi me penallti nga Gjermania. Njani që dështoi nga pika e bardh ishte edhe sulmuesi i Juventusit, Simone Zaza.

Ai e ka pranue se nuk ka me harrue asnjiherë në jetë humbjen e penalltisë në ndeshjen ndaj Gjermanisë.

“Kam humbë penalltinë ma të randësishme të karrierës sime, dhe ka me qenë me mue për pjesën tjetër të jetës sime. Më vjen keq që i kam zhgënjye italianët”, ka deklarue ai.