Zbardhet sëmundja e Aziz Salihut, familja beson se ai ka me tejkalue këtë sfidë

Oinioni mbarë shqiptar asht vazhdimisht kurreshtar me ditë për gjendjen e ish-boksierit të mirënjohun Aziz Salihut, sportistit të shekullit dhe fituesit të medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Angeles.
Ai me 26 Korrik ka arritë në njanën nga spitalet e Stambollit në Turqi dhe pritet shumë shpejt të operohet.

Vëllai i vogël i tij, Fatoni, ndryshe ish bokser dhe nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë, flet nga Stambolli tue kallxue për gjendjen e ‘Zizit’.

“Gjendja e Azizit? Ai asht lodhë në Prishtinë sa ka qëndrue në spital. Pankreasin e ka shumë të damtuem dhe asht lodhë nga terapia. Ju ka përkeqësue Pankreasi dhe po presim që me ju stabilizue e që të futet në operim”, tha Fatoni për Bota Sot, tue besue e shpresue që të tejkalojë këtë sfidë.

zizi2-670x1024