Zbulimi i “The Sun”: ISIS kishte planifikue sulme ndaj tifozëve anglezë

Tifozët e kombëtares angleze kanë qenë në plan të ISIS’it për me u sulmue. Asht kjo prapaskena që ka zbulue gazeta angleze “The Sun” në lidhje me organizatën në fjalë.

Gjithcka ka ndodhë, mbasi policia ka sekuestrue lap-topin e Salah Abdeslam, trunit të sulmeve terroriste që u banë fillimisht në Paris dhe mandej në Bruksel, nga aktvistët e ISIS. Ky i fundit kishte planifikue që me u ba protagonist me të tjera akte terroriste në Euro 2016.

ISIS kishte me i sulmue tifozët e Anglisë në ndeshjen që Anglia ka me zhvillue ndaj Rusisë në Marseille për grupin B të Euro 2016.

Abdeslam kishte parashikue sulme vrasëse me bomba, me armë, madje edhe me dron nëse kishte me qenë e mundun.