Zbulohen fjalët që Mourinho i tha Contes në vesh: Mos festo ashtu! (video)

Mbas fishkëllimës finale Mourinho shkoi me ja dhanë dorën Conte’s, por në vesh i pëshpëriti diçka.

“Nuk ju them çka i thashë” – u tha Mourinho gazetarëve në intervistat mbas ndeshjes, por në rrjetet sociale asht zbulue gjithçka.

“Mos festo ma ashtu!. “Ok” kur shkon 1-0, por për 4-0” asht poshtnuese për neve”.

“Special One” nuk i pëlqeu gjesti i kolegut italian mbas gollit të katërt të shënuem nga Kante në fitoren 4-0 të Chelsea kundër Manchester United. Gjatë gollit të katërt Conte iu kthye tribunës, ngriti duert tue ba gjeste për tifozët dhe tue duertrokitë ekipin.

Në krahun tjetër, ka ardhë edhe përgjigjja e Conte: “Kam qenë futbollist dhe e di qysh me u sjell%. Tifozët tanë ishin në heshtje dhe unë u kërkova që të duertrokisnin ekipin, sepse e meritonte. Kam shumë respekt për kundërshtarët dhe nuk ndodhi asgja.