Zbulohen mbrapaskenat: Arabia Saudite ka parandalue nji sulm terrorist në kualifikueset e Rusi 2018

Militantët kishin planifikue nji bombë kerri në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2018 midis Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkueme Arabe. Autoritetet gjithashtu thonë se kanë nxjerrë në pah edhe nji atentat të dytë nga militantët e Shtetit Islamik (IS) për me i vra forcat e rendit pranë kryeqytetit Riyadh.

Tetë të dyshuem janë arrestue nga dy celula terroriste, thonë zyrtarët. Midis tyne ishin dy sauditë, dy pakistanezë, nji sirian dhe nji sudanez, shprehet ministri i mbrendshëm saudit.

Gjithashtu asht publikue edhe nji listë e disa të dyshemve të kërkuem për përfshimje në sulmet e e qyteteve lindore të Qatif dhe Dammam.

Arabia Saudite ka qenë në shënjestër të sulmeve të ISIS në dy vitet e fundit. Në Korrik, nji kamikaz vrau katër oficerë të forcave të rendit dhe lëndoii pesë të tjerë pranë nji prej qyteteve ma të shejtë islamikë, në qytetin e Medinës. Në Qershor, ministria e mbrendshme tha se ka pasë 26 sulme terroriste në Mbretni gjatë atij mueji.

Burimi:Telesport