Zbulohen të msheftat e jelekut misterioz që përdor Shqipnia

Futbollistët e Kombëtares së Shqipnisë gjatë seancave stërvitore të dy ditëve të para kanë mbajtë veshë nji “jelek” (GPSports), i cili shërben për me ndihmuer përgaditësit dhe stafin që me kuptue se cili nga lojtarët angazhohet ma shumë gjatë ushtrimeve.

Diçka të tillë e përdorin thuejse të gjithë lojtarët e tjerë në kampionatet ma elitare në Europë edhe gjatë ndeshjeve zyrtare. Ky jelek që vendoset në krahnor dhe te shpatullat, mat pulsin e zemrës, intensitetin e vrapimit të lojtarëve, volumin e vrapimit dhe gjithçka tjetër që ka të bajë me anën fizike. Kjo pajisje mundet me u veshë naltë fanellës ose poshtë saj dhe peshon 70 gramë.

Shkenca e ka ndihmue shumë sportin dhe këto ide inovative shërbejnë për me rritë performancën e lojtarëve dhe ekipeve në tanësi. Me këto pajisje munndet me u matë shpejtësia, të rrahunat e zemrës, distanca që kanë përshkrue lojtarët, prekjet e topit apo edhe ndryshimin e drejtimit të vrapimit.