Zbulohet çmendunia e PSG, ofertë dhe pagë ‘faraonike’ për Neymar

Neymar ka qenë shumë pranë kalimit te ekipi i Paris Saint-Germain, i cili ishte e gatshëm të bante çmenduninë financiare.

Lajmi asht konfirmue nga menaxheri i PSG, Wagner Ribeiro, i cili theksoi se kampionat francezë i ofruen sulmuesit brazilian nji pagë ‘faraonike’ prej 40 milionë eurosh në sezon, ndërsa Barcelonës plotë 190 milionë euro.

“Ka qenë shumë afër transferimit në Paris Saint-Germain ku kishte me përfitue 40 milionë euro në vit. Por, në fund ka preferue të vazhdojë në Barcelonë dhe të përfitojë edhe ma pak. Mund të konfirmoj se PSG ishte e gatshme me pague damshpërblimin me vlerë prej 190 milionë euro për Neymarin”, u shpreh Ribeiro për “ESPN Brasil”.