Zbulohet koreografia e ndeshjes hapëse n’Euro 2016

Ndeshja e parë e “Euro 2016”, Francë-Rumani që zhvillohet të Premten, do të hapet me nji koreografi spektakolare që do të shfaq shpirtin e kombit francez.

DJ me famë nderkombëtare, David Gueta, do të jetë në epiqendër të ceremonisë hapëse të “Euro 2016”, tue prezentue kangën zyrtare në fushë.

Së bashku me të në tapetin e blertë do të jetë edhe kangëtarja suedeze Zara Larson.

Edhe spektatorët e pranishëm në tribuna do të përfshihen në shfaqje, tue u dërgue nji mesazh mirëseardhje të gjitha kombëtareve pjesëmarrëse.

Shfaqja ka me përfshi mes të tjerëve edhe 150 kërcimtare të kan-kan si dhe nji demonstrim akrobatik të Forcave Ajrore Franceze që do të fluturojnë mbi stadium para himneve kombëtare.