Zemra e madhe Ronaldo’s, kujt ja dha 600 mijë euro

Cristiano Ronaldo si gjithmonë njihet me zemeër të madhe dhe shquhet për bamirësi. Futbollisti ma i mirë në botë ka ba nji gjest të madh.

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, u premtoi bonuse lojtarëve nëse fitojnë titullin e 11 të Eurpës, që në fund triumfuen nga penalltitë me Atletico Madrid.

Ronaldo’s i ishin premtue 600 mijë euro bonus, por portugezi i ka dhanë të gjitha për bamirësi. Lajmin e ka konfirmue gazetari spanjoll, Pipi Estrada.

“Ronaldo ka dhurue për bamirësi bonusin e Champions League, 600 mijë euro. Këtë e bani për organizatën e bamirësisë (NGO)”, ka thanë Pipi Estrada, shkruen “Defensacentral”.