Zgjedhjet per President te FIFA’s me tension si zgjedhjet per President te Kosoves

Zgjedhjet per President te FIFA’s po zhvillohen hiq me ma pak tension se zgjedhjet per President te Kosoves.

Kongresi i FIFA’s pritet qe ka me i sjell disa reforma te reja qe kane me reduktu pushtetin dhe fuqine e kryetarit te kesaj organizate botnore te futbollit, qe e ka seline ne Zurich.

Fakti se kryetari i derisotem Sepp Blatter, qendroi per 17 vjet ne krye te kesaj organizate dhe paraardhesi i tij, braziliani  João Havelange plot 24 vjet, flet se sa te fuqishme ishin dhe u bane keto figura per futbollin botnor dhe vet organizaten.

Zgjedhjet po priten me interesim te madh sepse kjo organizate asht perfshi nga afera te medhaja korruptive qe i kane qit hije te keqe.

Kryetari i deritashem Sepp Blatter nuk asht leju me marr pjese zyrtarisht ne keto zgjedhje, sepse dyshohet per skandale te medhaja ku i perfshime asht edhe Michel Platini.

Kush jane kandidatet?

Jane pese: Princi Ali bin al-Hussein, anetar i familjes qe e udheheq Jordanin; Sheiku Salman bin Ebrahim al-Khalifa, anetar i familjes qe e udheheq Bahrainin; Jérôme Champagne, ish diplomat francez dhe keshilltari i deritashem nderkombetar i Blatter; Gianni Infantino, sekretari gjeneral i Uefa; dhe, Tokyo Sexwale, ish aktivist i Kongresit Nacional Afrikan, qe u ba milioner ne Afriken Jugore.

Qysh zgjedhet presidenti?

Asociacionet e futbollit nga 207 shtet prej krejt bote, qe jane anetare te FIFA;s, e kane nga nji vote. Ne raundin e pare kerkohen 2/3 e votave, dhe nese nuk kalon, atehere me nji shumice te thjeshte prej 50 perqind te votave.

Infantino dhe Sheikh Salman po konsiderohen si favoritat e kesaj gare.