Zidane kallxon nëse ka me luejtë Ronaldo në finalen e Champions League

Trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane ka dhanë nji lajm mjaft të mirë për tifozët “Los Blancos”.

Ai ban me dije se, ylli i ekipit Cristiano Ronaldo asht në formë të mirë dhe ka me qenë i gatshëm me luejtë nga minuta e parë në finale e Champions League përballë Atletico Madrid’it.

“Cristiano Ronaldo asht përgaditë mirë dhe asht 100 për qind i gatshëm për me luejtë në finale”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

“CR7” kishte pësue nji lëndim ditë ma parë gjatë seancës stërvitore të madrilenëve.