Zidane ka nji lutje për ekipin e Granada’s

Zinedine Zidane beson se gjithçka mundet me ndodhë në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Real Madridi gjendet vetëm nji pikë mbrapa Barcelonës, mbas fitoreve në xhiron e 37’të. Reali mposhti 3:2 Valencian derisa Barcelona 5:0 Espanyolin.

Mbas dështimit të Atletico Madridit ndaj Levantes, Reali ka marrë pozitën e dytë në tabelë.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, beson se Granada ka me dhanë maksimumin në ndeshjen e fundit ndaj Barcelonës, çka kishte me i mundësue Realit me u shpallë kampion, nëse ‘Los Blancos’ mposhtin Deportivon.

“Na duhet me vahdue me lojën tonë, derisa Granada ka me u mundue me ba ma t’mirën ndaj Barcelonës. Asht vetëm nji ndeshje e mbetun dhe besoj se gjithçka mundet me ndodhë. Në futboll asgja nuk dihet, por na kemi me tentue që me fitue ndeshjen tonë”, ka thanë Zidane.