Zidane kallxon kush asht ekipi ma i mirë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka insistue se ai ka ekipin ma të mirë në botë, por pranoi se ende mund të ketë ndonji transferim para 31 Gushtit.

Real Madrid kanë qenë të lidhuna me mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, edhe pse kampionët e Europës dhe gjigantët La Liga thuhet se janë gati të humbin garën nga Manchester United për francezin.

N’anën tjetër të spektrit, dyshja, James Rodriguez dhe Isco janë me sa duket tue u përball me t’ardhmen e pasigurt para se afati kalimtar të mbyllet, por Zidane mendon që ka ekipen ma të mirë.