Zidane kallxon për t’ardhmen e James Rodriguez

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka folë për James Rodriguezin, për të cilin po spekulohet se po kërkohet nga Chelsea dhe Arsenal.

Trajneri francez kambëngul se mesfushori kolumbian asht i lumtun në Snatiago Bernabeu, tue ba me dije se ish anëtari i Monacos nuk ka me u largue nga ekipi.

“Ai asht mirë dhe i lumtun. Ai ka punue dhe na ka ndihmue për të fitue tre pikë”, ka deklarue Zidane, mbas fitores ndaj Sociedadit, kur asht pyetë për të ardhmen e lojtarit.