ZIdane: Këta janë lojtarët që mungojnë në finalen e Superkupës së Europës

Në finalen e Superkupës së Europës kundër Sevillas, Real Madridi ka me u përballë me disa mungesa të randësishme.

Lajmi asht konfirmue edhe nga trajneri Zinedine Zidane, i cili ka paralajmërue tifozët për mungesat në finalen e 9 Gushtit.

“Unë mendoj se Ronaldo, Bale, Pepe dhe Kroos nuk kanë me luejtë, gjithashtu edhe Benzema asht i dyshimtë mbasi ka pak kohë sa asht rikthye dhe ende nuk asht tue u trajnue me ekipin”, ka thanë Zidane.