Zidane: Nuk kemi fitue ende asgja

zidanee

Real Madridi edhe pse asht në garë për fitimin e titullit, mbetet mbas Barcelonës dhe Atleticos për sa u përket mundësive për me e ngritë trofeun e kampionit. Për këtë arsye, edhe pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp para takimit të “Santiago Bernabeut” ndaj Valencias, i referohen ma së shumti finales së Champions League.

“Cristiano asht mirë dhe besoj se ka me luejt. Po m’pyesni sesi po e përgatiti finalen e Championsit dhe unë po ju them se mënyra ma e mirë asht me mendue për dy ndeshjet e mbetuna në La Liga. Ndaj Valencias ka em qenë e vështirë, por na kena me dhanë gjithcka, aq ma tepër që luejmë në fushën tonë.”

Zidane po jeton nji andërr në karrierën e tij si trajner, por ai e ka të kjartë se gjithcka ka me qenë e pavlerë, nëse Los Blancos dështojnë me marrë ndonji trofe.

“Deri tash nuk kemi fitue asgja. Duhet me marrë maksimumin, ndeshje mbas ndeshje. Kemi tre takime për me i zhvillue para finales së Championsit, jam i përqendruem te takimet e La Ligas. Duhet me ruejt ecuninë e 10 ndeshjeve të fundit. Futbollistëve të mi ju kam thanë se duhet me besue, përderisa jemi ende në lojë për titullin.”