Zidane pendohet për Ronaldon

zidanee

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pranue se ai asht pendue për shkak se nuk i dha pushim ma shpesh Cristiano Ronaldos. “Ndonjiherë pendohem pse nuk e largoj Ronaldon nga loja ma herët. Nji lojtar si Cristiano, ndonjiherë duhet me pushue, të mos e përfundojë komplet nji ndeshje, ose të rri në stol. Por, ai gjithmonë dëshiron t’jetë në fushë.Por, kur e pashë mbramë se si doli nga fusha për shkak të lëndimit, unë u pendova me arsyen se pse nuk e pushova atë. Tashma kemi ndeshje të randësishme dhe ai na duhet”, deklaroi Zidane