Zlatan Ibrahimovic dhe super kerret e tij

Zlatan Ibrahimovic asht nji nga sulmuesit ma të mirë.

Krejt për forcën, karakterin e fort dhe për gollat psektakolar që ai shenon.

Por askush nuk e di pasionin e tij për kerret e shpejta.

Ibra asht tue shijue në maksimum qendrimin në Britaninë e Madhe dhe së fundmi “The Sun” ka publikue shpenzimet marramendëse të sulmuesit suedez i cili ka në pronësi nji flotë kerresh të cilat kushtojnë minimumi 1.9 milionë euro.

Pjesë e super kerreve në pronësi të 34-vjeçarit suedez janë “Porsche” 918 Spyder e cila kushton minimalisht 1 milionë euro dhe “Ferrari Enzo” i ndritshëm dhe i kuq.

Zlatan ka kërkue hapësinë të mjaftueshme në shtëpinë e re, në Mançester, që të ketë nji palestër për me punue në të, por edhe t’ushtrohet në artet marciale, nji nga hobet e tij.

Shoqnuesit e tij, gjithashtu, po i sjellin kerret personale nga Parisi, ku i mbante gjatë kohës që ishte lojtar i PSG’s.

Por shpenzimet nuk ndalen me kaq mbasi suedezi paguen 25 mijë euro qira për nji super villë në të cilën jeton familja e tij mbas transferimit të tij në Mançester.

Tek ‘Djajtë e Kuq’, Ibrahimovic përfiton 250 mijë euro në javë duke e kthyer suedezin në një prej lojtarëve që përfiton shuma të konsiderueshme financiare.

 

2-ibra

 

3-ibra

 

4-ibra

 

NINTCHDBPICT000256398680

 

7-ibra