Zvicra, frigë nga terrorizmi në Euro 2016

Futbollistët e kombëtares zvicrane fluturuen drejt Francës për Europianin 2016 që nis me 10 Qershor, por në opinionet e protagonistëve të formacionit helvetik, u dallue friga për atentate potenciale terroriste, grevën që ka pushtue Francën dhe kaosin për shkak të emigrantëve.

Sulmuesi kosovar Shani Tarashaj ishte mes futbollistëve kryesorë që shfaqën këtë shqetësim për mediat zvicrane.

Michael Lang, Roman Burki e shumë të tjerë fokusuen gjithashtu çashtjen e sigurisë dhe sulmeve terroriste, aq shumë aktuale në muejt e fundit.