Zyrtare: ​FIFA prezenton çmimin e ri në vend të Topit të Artë

FIFA ka njoftue se për lojtarin ma të mirë të vitit kanë me votue edhe tifozët.

FIFA ka njoftue se nga ky edicion ka me ba ndamjen e ‘Çmimeve të ma të mirëve të FIFA’s’, ku kanë me u shpallë ma të mirët në shumë kategori.

Me sistemin e ri, gjysa e votave i takon futbollistëve dhe trajnerëve të 211 përfaqësueseve dhe gjysa publikut, që mundet me votue online, dhe disa përfaqësuesve të mediave.

Edhe këtë edicion shpallja e ma të mirëve ka me u ba me 9 Kallnor në Zurich, por ndaras nga Topi i Artë, që ka me u nda nga France Football.