Zyrtare: AC Milan prezenton trajnerin e ri. Qe premtimet e tij!

Drejtues të AC Milan kanë prezentue zyrtarisht trajnerin e ri, Vincenzo Montella, i cili ka me marrë detyrën e vështirë që i asht ngarkue.

Në nji deklaratë për mediat gjatë prezentimit, Montella ndihet i emocionuem tue premtue se ka me dhanë maksimumin për me rikthye Milanin tek lavdia, shkruen ‘Calciomercato’.

“Sinqerisht ndihem i emocionuem mbasi që si fëmi kam pasë andërr me qenë pjesë e Milanit dhe tash që mu besue kjo detyrë jam krenar. Ndjej nji përgjegjësi të madhe, por kam energji për me kthye Milanin në lavdinë që i takon. Kanë qenë tre ditë të mundimshme dhe të lodhshme për akomodimin tim, ndërsa tashma ks me nis zyrtarisht punën. Asht për të ardhë keq qysh nji ekip si Milani prej disa vitesh nuk asht pjesë e garave europiane.”, u shpreh Montella.