Zyrtare: Arlind Ajeti në ekipin e njohun italian

Mbas shumë ditëve të spekulimeve ma në fund mbrojtësi i Kombëtares së Shqipnisë i jep fund spekulimeve mbasi sezonin e ardhshëm ka me veshë fanellën e Torinos.

Lajmi asht konfirmue nga vetë ekipi italian, i cili nënvizon se Ajeti ka nënshkrue nji kontratë 3-vjeçare ku ka me i përfitue 400 mijë euro në sezon, shkruen ‘zipnews’.

Lojtari tashma ndodhet në Torino dhe po kryen testet mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Sportive. Ajeti mbasi refuzoi Pescaran, preferoi Torninon edhe pse për të kishte interesim edhe nga Anglia, Gjermania dhe Turqia.