Zyrtare, asht ndëshkue ekipi i Barcelona’s

Tifozët e Barcelona’s nuk kanë me pas të drejtë me shfaqë flamuj të Katalonisë në ndeshjen finale të Kupës së Mbretit, përballë Sevila’s që ka me u luejt t’Dillen.

“Blaugranët” kanë reague ashpën kundër vendimit të Ligës së Spanjës, përmes nji postimi në faqen zyrtare.

“Nuk pajtohemi me vendimin për ndalimin e flamurit të Katalonisë. Kjo asht nji goditje ndaj të drejtës së përfaqësimit të lirë. Barcelona gjithmonë e ka mbrojtë të drejtën e saj dhe kërkojmë nga presidenti i shtetit që me ndërhy në mënyrë që, atmosfera në finalen e Kupës së Mbretit me qenë ajo që të dy ekipet e meritojnë”, thuhet në reagimin e Barcelonës.