Zyrtare: Berlusconi pranon, Milani nji hap larg shitjes

Kompania e Silvio Berlusconit Fininvest, që ka në pronësi klubin e Milanit, konfirmon se ka arritun marrëveshje me nji grup të investitorëve kinezë për nji tratativë për shitjen e nji pjese të aksioneve të Milanit.

Simbas Gazzetta dello Sport, periudha e ekskluzivitetit midis konsorciumit Kinez dhe Fininvest asht 45 ditë, transmeton Rrokum.TV

Gjatë 45 ditëve ka me u prezentue projekti i investitorëve kinezë dhe garancia e tyne financiare, ndërsa kompania e Berlusconit ka për detyrë me e prezentue gjendjen e klubit, tue i përfshi edhe borgjet.

Kinezët planifikojnë me i ble 70 % të aksioneve, ndërsa mbrenda 2-3 viteve me e ble tanë klubin. /Rrokum.TV