Zyrtare: Carlos Bacca kallxon t’ardhmen

Carlos Bacca asht i lumtun që ka me qëndrue në Milan.

Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca ka thanë se asht shumë i lumtun që ka me qëndrue këtë edicion në Milan.

Ai tha se, ka pasë oferta prej disa ekipeve, por asnjiherë nuk ka marrë ndonji vendim për me u largue.

“Asht thanë shumë për mue, por ka pasë ekipe që më kanë ba oferta. E vërteta asht që unë asnjiherë nuk kam marrë asnji vendim. Jam i lumtun në Milan dhe due të prgaditem sa ma mirë për ndeshjen e parë”, tha Bacca për Milan TV.