Zyrtare, Interi bahet me pronar të ri

Tashma asht zyrtare, kompania kineze “Suning Commerce Group” ka firmos marrëveshjen që i jep 68.55 për qind të aksioneve të klubit t’Interit.

Ka përfundue konferenca e perbashkët për media, e cila u zhvillue në qytetin Nanchino të Kinës, ndërmjet FC Internazionale dhe kompanisë në pronësi të manjatit Zhang Jindong.

“Due me falënderue presidentin Erick Thohir për besimin që ka pas te na, në mesin e shumë kompanive të interesueme për blemjen e aksioneve t’Interit”, deklaroi Jindong.

“Isha n’Itali dhe kam pa që Thohir asht i pasionuem mbas Interit. Gjithashtu takova Moratin, nji njeri shumë i veçantë për Interin dhe ishte pikërisht ai që më bindi me investue për me ba Interin ma të fortë”, vijoi ai.