Zyrtare: Interi emnon trajneri e ri (foto)

Drejtues të Interit kanë vendosë zyrtarisht që Stefano Pioli me marrë drejtimin e ekipit zikaltër tue firmosë nji kontratë të vlefshme deri në Qershor të vitit 2018.

Marrëveshja asht zyrtarizue nga ekipi i Lazios, i cili ka heqë dorë nga Stefano Pioli, kontrata e të cilit përfundonte më 30 Qershor të vitit 2017, shkruen “Calciomercato”.

“Lazio njofton mbylljen e kontratës me Stefano Pioli dhe stafin e tij të punës. I urojmë fat të mirë për zgjedhjen e tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të ekipit të Lazios.

Prezentimi zyrtar pritet me u ba ditën e Ejte, ndërsa ndryshime ka me pasë edhe në stafin teknik mbasi ka me ardhë si asistent trajneri, Giacomo Murelli dhe dy trajnues të ri: Matteo Osti dhe Marcello Perondi.

Ndeshja e parë e Piloit si trajner i Interit ka me qenë hiç ma pak e as ma shumë se kundër rivalit të qytetit, Milanit.

auto_screenshot_31478619704