Zyrtare: Kjo asht e ardhmja e James Rodriguez

Mesfushori i Realit të Madridit, James Rodriguez i ka dhanë fund spekulimeve mediatike, të cilat kanë përfolë nji largim të mundshëm të kolumbianit nga ‘Santiago Bernabeu’.

Në nji intervistë për të përditshmen spanjolle ‘Marca’, Rodriguez ka thanë se ndihet i lumtun te Real Madrid dhe nuk e dëshiron largimin.

“Unë ka me luftue për nji vend në Real Madrid, kjo asht andrra ime”, deklaroi James.