Zyrtare: Kompania angleze blen ekipin e Elbasanit, ky asht synimi

Ekipi i Elbasanit tashma asht zyrtarisht pronë e kompanisë angleze “Level Up Sa”. Kryetari i Komunës së Elbasanit, Qazim Sejdini ka firmosë kontratën për shitjen e akcioneve së bashku me përfaqësuesin e firmës angleze, Bradley Videgeon.

“Level Up Sa” asht nji kompani angleze e regjistrueme në Zvicër, e cila ka për synim të rikthejë Elbasanin në majat e futbollit shqiptar.

Kjo kompani ka me zotnue 100% të akcioneve të ekipit, ndërsa ma parë përfaqësuesi i saj kishte firmosë kontratën për blemjen e 46% të akcioneve që zotnonte ish-presidenti Arben Laze, ndërsa sot kanë përvetësue edhe 54% të akcioneve që zotnonte Komuna e Elbasanit.