Zyrtare: Kosova ja merr nji lojtar Shqipnisë

Mërgim Vojvoda ka me ju bashkëngjitë përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda me anë të nji postimi në Facebook ka njoftue se ka pranue kërkesën e FFK’s që me ju bashkue Kosovës.

Mbrojtësi nga Skenderaj asht pjesë e ekipit Royal Excel Mouscron, që banë pjesë në ligën kryesore të Belgjikës.

Vojvoda ka zhvillue edhe shtatë ndeshje me përfaqësuesen e të rijve të Shqipnisë nga viti 2014-2016.

vojvoda