Zyrtare: Kosova merr nji lajm të madh nga FIFA

FIFA i ka dhanë leje Besart Berishë që me luejt me përfaqësuesen e Kosovës.

Albert Bunjaki, selektori i Kosovës, ka marrë nji lajm shumë të mirë nga FIFA. Kjo e fundit i ka dhanë leje Besart Berishë që me luejt me përfaqësuesen e Kosovës.

Këtë e ka konfirmue Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala. Ky i fundit ka njoftue të Ejten se leja e FIFA’s që Berisha të paraqitet për Kosovën ka ardhë tashmq në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK)

Por, sulmuesi i ekipit australian, Melbourne Victory nuk pritet me luejt në ndeshjen ndaj Turqisë, që luhet më 12 Nandor, në Antalya, për shkak të angazhimeve që ka në Australi.

besart berisha