Zyrtare: Ky asht vendimi i CAS për Skenderbeun

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lausanne ka lanë në fuqi vendimin e dhanë nga UEFA për me përjashtue me nji vit ekipin e Skënderbeut nga Liga e Kampioneve për shkak të manipulimit të ndeshjeve.

Ekipi korçar kishte apelue vendimin e UEFA’s dhe kishte shpresa të mëdha se ka me fitue në CAS, por tashma duhet me u dorëzue para faktit se ka me qëndrue nji vit jashtë Europës.

Pritet me u mësue gjithashtu se çfarë vendimi ka me marrë FSHF në lidhje me këtë çashtje, nëse ka me ndëshkue paralelisht korçarët, për të cilët tashma ka zyrtarisht nji dënim për manipulim të ndeshjeve.