Zyrtare: Ky asht vendimi i Francesco Totti

Legjenda e Roma’s, Francecko Toti, ka me vazhdue kontratën me verdhekuqtë deri në vitin 2017.

“Asht zyrtare, Toti ka me veshë fanellën e Roma’s edhe për nji sezon, të fundit në karrierë”, thuhet në njoftimin e ekipit italian.

39-vjeçari ka arritë marrëveshjen me presidentin Pallota mbas nji takimi që zgjati rreth nji orë.

Mbas takimit Toti bani shaka me gazetarët tue u shprehë “rinovova për tre vjet”.

“E kam dëshirue shumë këtë kontratë, e cila asht realizim i zndrrës time. Unë gjithmonë kam dashtë që me mbyll karrierën me nji fanellë, ate të Roma’s”, theksoi ai.

Kapiteni asht pjesë e Romës prej 25 vitesh dhe ky ka me qenë sezoni e tij e 25 në “Olimpico”.