Zyrtare: Ky asht vendimi i Përparim Hetemajt për Kosovën

Përparim Hetemaj ka marrë vendimin e shumëpritun.

Ai ka me ju bashkue Finalndës dhe jo Kosovës. Të paktën kështu ka konfirmue trajneri finlandez Hasse Backe, shkruen Zëri.

“Ai asht mjaft i randësishëm për neve. Jemi të lumtun që e ka marrë këtë vendim. Kur të grumbullohemi, ai ka me shpjegue vendimin e tij”, ka thanë Backe për mediat finlandeze.

“Ai punon shumë dhe e ka kombinue kapacitetin e punës, të kualitetit dhe të eksperiencës për shumë vite të luejtuna në Serie A”, ka përfundue Backe.