Zyrtare: Ky asht vendimi për Maria Sharapova

Federata Ndërkombëtare e Tenisit ka suspendue për dy vite teniseren ruse, Maria Sharapova.

Sharapova, në fillim të këtij viti kishte dalë pozitive në testin anti-doping.

Ish teniserja ma e mirë e botës, tash nuk ka të drejtë me luejtë tenis në garat e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit për dy vitet e ardhshme.