Zyrtare: Manchester City blen talentin e madh

Manchester City ka kompletue blemjen e gjermanit Leroy Sane nga Schalke për 50 milionë euro. Sane ka nënshkrue nji kontratë pesë-vjeçare në “Etihad Stadium”, tue shtue opcionet e Pep Guardiola në sulm, mbasi po gjatë kësaj vere “qytetarët” investuen 15 milionë euro për me marrë Nolito nga Celta Vigo.

“Unë ndihem shumë mirë dhe jam i lumtun që gjithçka u mbyll me sukses dhe ka me luejtë në Premier League me Manchester City, – tha Sane në momentin e konfirmimit të marrëveshjes.